Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për trajnerin dhe selektorin e përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kukën, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Rektori i Universiteti i Prishtinës, Naser Sahiti, tha se trajneri Kuka me punën e tij e ka lartësuar Kosovën kudo në botë.
Ai po ashtu shtoi se Kuka së bashku me medalistët kanë thyer shumë barriera duke i treguar botës shumë për Kosovën.
“Jam lumtur t’i uroj mirëseardhje Driton Kukës, i cili me punën e tij ka lartësuar vendit tonë kudo në botë. Si Universitet me traditë sot po shënojmë ceremoninë e doktoratës së nderit të 21 me radhë, në shekullin 21 i cili i mbahet për, Driton Kuka, trajner dhe selektor i Përfaqësuese së Kosovës në xhudo, i cili për me shumë se një dekadë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm më fushën e sportit”.
“Figura e tij është pikë referimi për shumë të rijnë. Kuka së bashku me medalistët që ka përgatitur ka thyer shumë barriera dhe i ka treguar botes se në vendin tonë të Kosovës shihet pasuria më e madhe rinia jonë e talentuar”, tha Sahiti.
Profesori universitar Hasim Rushiti, tha se kontributi i trajnerit Kuka në fushën e sportit në arenën ndërkombëtare është i jashtëzakonshëm.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar që sot të paraqes arsyetimin e iniciuar nga Fakulteti Fizik dhe Sportit të mbështetur edhe nga UP-ja që t’i ndahet çmimi ‘Doctor Honoris Causa’ Driton Kukës”.
“Kontributi i trajnerit Kuka në fushën e sportit si dhe në njohjen dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare është e jashtëzakonshme. Rrugëtimi i punës së tij të palodhshme profesionale e kurorëzoj me arritjet e rezultateve në nivelet më të larta botërore”, u shpreh Rushiti.
Trajneri i xhudos Driton Kuka, i cili u nderuar me këtë çmim, në emocione u shpreh se ndihet mirënjohës për çmimin.
Ai po ashtu falënderojë edhe familjen e tij për mbështetjen, raporton EO.
“Edhe njëherë jam mirënjohës dhe falënderues që sot nga tempulli i dijës nga UP-ja po nderona me titullin ‘Doctor Honoris Causa’, faleminderit Fakultetit Sportiv. Faleminderit për fjalët e mira që u thanë këtu”.
“Prezent janë edhe familjarët të cilët natyrisht në rrugëtimin tim e kanë një pjesë të rëndësishme. Ne si familje kemi kultivuar xhudon ne qytetin e Pejës, në fakt vëllai i madh i imi i cili ka qenë trajnerë i parë i cili dhe e ka mbjellë dashurin për sportin e xhudos për mua”, tha Kuka.