Trajneri me katër finale e dy tituj për një edicion

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 08:49 | Nga

Edhe pse edicioni i fundit ishte i ngarkuar për Illmen Bajrën, trajneri i basketbollit po vazhdon të jetë i angazhuar, por jo me ekip.

Ai ka disa javë që është angazhuar si asistent në përgatitjet e Përfaqësueses U-18 të Kosovës që në fund të këtij muaji (22-29 korrik) do të luajë në Kampionatin Evropian – Divizioni C, turne që do të mbahet në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Kosova bën pjesë në Grupin B së bashku me Qipron, San Marinon e Gjibraltarin.

Në edicionin e fundit, Bajra, 27-vjeçar, ka punuar me dy ekipet e Superligës nga Prizreni: me Bashkimin në konkurrencë të meshkujve dhe me Bashkimin në konkurrencë të femrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme