Trajneri kosovar i futbollit, Bekim Isufi, ka qenë cak i hajnave në Dhërmi.
Isufi thotë se bashkë me familjen përjetuan tmerrin kur në ora 04:00 të mëngjesit u përballën me hajna.
“Dhërmia nuk është vend ku duhet të ndiheni të sigurte andaj sigurohuni t’i keni mbyllur dritaret e Hotelit/Vilës apo Apartamentit ku ju jeni apo keni vendosur të qëndroni. Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit. Me gjithë dëshirën e madhe për t’i kaluar pushimet në Jug, pas traumës së përjetuar për një periudhë shumë të gjatë kjo nuk do të jetë më opsion”, ka shkruar Isufi në Facebook.