Trajneri i Përfaqësueses së Polonisë në basketboll, amerikani Mike Taylor, tregohet i matur kur pyetet për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të raundit të parë eliminator për botërorin “Kina 2019”.
Polonia dhe Kosova do të përballen për herë të parë në kuadër të Grupit C, në duelin që zhvillohet më 23 shkurt në qytetin Wloclaweck, shkruan sot Koha Ditore.
Taylor insiston se Kosova është një ekip shumë i organizuar dhe me një trajner të mirë – Brad Greenberg – që e përgëzon për punën që po bën.
Natyrisht, Taylor lider të Kosovës e sheh kapitenin Dardan Berisha, për të cilin insiston se ka një reputacion të madh në Poloni për shkak të së kaluarës së tij në këtë vend.
Ai madje thotë se zhvillimin e Përfaqësueses së Kosovës e ka përcjellë ende pa u caktuar kundërshtare në grupin eliminator.