Emery e do gjyqtarin Gianluca Rocchi edhe për ndeshjen e kthimit mes PSG-së e Realit.
Gjyqtari italian, Gianluca Rocchi, referoi në “Santiago Bernabeu” sfidën mes Real Madridit dhe Paris Saint Germainit, që përfundoi 3-1 në të mirë të kampionëve, teksa ajo kthyese luhet me 6 mars, raporton Gazeta Express.
Rocchi u kritikua për disa vendime përgjatë 90 minutave.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery dhe presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi – ishin ata që haptazi deklaruan se “gjyqtari e ndihmoi Realin”.
Tani, Unai Emery, ka kërkuar që Rocchi të ndajë drejtësinë edhe në sfidën e kthimit dhe të referojë për vendasit ashtu siç referoi në “Santiago Bernabeu”.
“Do të doja që i njëjti gjyqtar të referojë edhe në ndeshjen e kthimit me të njëjtat kritere”, tha Emery. “E kam shikuar ndeshjen Lyon-Villarreal (në Europa League të enjten), gjyqtari ishte i paanshëm”.
“Dua që ai të referojë me të njëjtat kritere (ashtu siç bëri në Bernabeu), tani për ne. Para penaltisë, ishte ofsajdë për shembull”, deklaroi Emery.