Ernesto Valverde sot është prezantuar si trajner i ri i Barcelonës. Trajneri spanjoll ka folur ndër të tjerash rreth Lionel Messit dhe Andres Iniestas.
Valverde 53-vjeçar ka pohuar se është një përvojë unike dhe privilegj për ta stërvitur argjentinasin.
“Unë ende nuk kam stërvitur me Messin. Është një gjë e mirë për mua dhe një përvojë unike që të stërvit futbollistin më të mirë që kam parë ndonjëherë në fushë. Shpresoj që të kënaqem me lojën e tij, ta ndihmoj aq sa mundet për të na habitur”, tha Valverde.
Ai më tutje ka folur për kapitenin Andres Iniesta, të cilin e konsideron lojtar të rëndësishëm të katalonasve.
“Unë e konsideroj Iniesta një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin dhe për klubin. Unë do t’i flas me atë privatisht”, tha Valverde.