Trajneri i Spanjës ka thënë se Alvaro Morata edhe ka gjasa të jetë pjesë e ekipit kombëtar për Kupën e Botës, edhe pse është lënë jashtë për ndeshjet e ardhshme miqësore të Spanjës.
Sulmuesi i Chelseat nuk u përfshi në skuadrën e Spanjës për ndeshje kundër Gjermanisë të premten dhe kundër Argjentinës të martën, transmeton Express.
Por, me Kupën e Botës vetëm tre muaj larg, Lopetegui ka thënë se Morata ende ka shanse ta meritojë një vend në ekipin kombëtar duke e treguar formën më të mirë për Chelsean.
“Natyrisht që Morata ka shumë mundësi për të shkuar në Kupë të Botës dhe ai e di këtë”, ka thënë Lopetegui për El Partidazo de COPE.
“Ai duhet ta dëshmojë se çfarë lojtari është në muajt në vazhdim”, ka shtuar ai.