Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Mortata, nuk është ftuar në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Ish-sulmuesi i Real Madridit ka vuajtur për formë në pjesën e dytë të sezonit të tij të parë në Chelsea, duke i shënuar vetëm 15 gola në 47 ndeshje pas transferimit për një shumë rekord për klubit prej 91 milionë euro në verën e 2017.
Kjo formë e tij ka bërë që të mos ftohet në Kupën e Botës te Kombëtarja e Spanjës.
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, në konferencë për shtyp, ka dhënë edhe arsyet për mungesën e Moratas dhe disa emrave tjerë të njohur, si Cesc Fabregas, Marclos Alonso dhe Hector Bellerin.
“Morata? Të tjerët kanë bindur më shumë”, është deklaruar Lopetegui.
Kujtojmë se në fazën e sulmit te Spanja janë përzgjedhur Diego Costa, Aspas, Rodrigo dhe Lucas Vasquez.