Trajtime alternative për kolesterolin e lartë

Prishtinë | 23 Dhj 2024 | 01:18 | Nga Ekonomia Online

Ndryshimet në dietë janë një armë e fortë në luftën për të ulur kolesterolin. Propozohen shumë trajtime për uljen e kolesterolit. Megjithatë, para se të shtoni çdo suplement ose terapi alternative në dietë, flisni me një mjek specialist. Shumë pak produkte natyrale janë provuar shkencërisht se mund të ulin kolesterolin, megjithatë disa prej tyre mund të jenë të dobishme. Gjithashtu disa suplemente mund të kundërveprojnë me ilaçe të tjera ose kanë potencialin për efekte anësore të rrezikshme.

Suplemente për uljen e kolesterolit

Disa nga suplementet bimore ose ushqyese që mund të ulin nivelet e kolesterolit janë:

Hudhra: Disa studime sugjerojnë se hudhra mund të ulë nivelet e kolesterolit në gjak, por vetëm për një afat të shkurtër. Studime të tjera, nga ana tjetër, sugjerojnë se mund të mos jetë aq e dobishme sa mendohet. Hudhra mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Marrja e hudhrës së bashku me medikamente që gjithashtu ngadalësojnë mpiksjen mund të rrisin shanset për gjakderdhje. Prandaj hudhra ose suplementet e saj nuk duhet të merren para një ndërhyrje kirurgjikale ose bashkë me holluesit e gjakut.

Fibra: Suplementet e fibrave ju ndihmojnë të rrisni dozën e fibrave që ju duhen çdo ditë për të ulur nivelin në total të kolesterolit dhe atij të kolesterolit të keq (LDL).

Nëse merrni suplemente të fibrave, filloni të rrisni gradualisht dozat. Kjo shërben që mos të keni gazra apo dhimbje të barkut. Është gjithashtu të mjaftueshme për të konsumuar mjaftueshëm lëngje kur të rrisni dozën e fibrave.

Produkte të tjera bimore: Rezultate të studimeve të ndryshme sugjeron se farat dhe gjethet e trëndelinës, ekstraktet e gjethes së angjinares, mijëfletëshi dhe borziloku mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Këto dhe erëza të tjera të përdorura gjerësisht, si xhenxhefili, shafrani i Indisë dhe rozmarina, janë studiuar për efektet e tyre të dobishme në parandalimin e sëmundjeve koronare.

Këshilla dietike për të ulur kolesterolin

Duke rritur konsumin ushqimeve të pasura me fibra, produkteve të sojës, me acide yndyrore omega 3 dhe substanca bimore të ngjashme me kolesterolin (stanolë dhe sterilë bimorë) mund të ulni në mënyrë të konsiderueshme nivelet e kolesterolit të keq (LDL).

Fibrat: Vetëm ushqimet bimore (perimet, frutat, thjerrëzat, drithërat) përmbajnë fibra dietike. Fibrat e tretshme që gjenden tek elbi, farat e lirit, molla, qitrot, thjerrëzat dhe fasulet janë kryesisht efikase në uljen e nivelit total të kolesterolit dhe atij LDL.

Frutat e thata: Disa loje frutash të thata, si bajamet, fistikët dhe arrat mund të ulin nivelet ekolesterolit. Sipas Federatës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, një grusht bajame në ditë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, Mund t’i zëvendësoni ushqimet e pasura në yndyra të ngopura me fruta të thata, të cilat janë një burim i mirë edhe i fibrave.

Acide yndyrore omega 3: Ngrënia e ushqimeve të pasura në acide yndyrore omega 3 mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe nivelit të triglicerideve. Acidet yndyrore omega 3 kanë një efekt anti-inflamator në tru, pengojnë zhvillimin e pllakës bakteriale në arterie dhe ndihmojnë në hollimin e gjakut. Konsumoni të paktën 2 racione me produkte deti në javë.

Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 janë edhe farat e lirit dhe bajamet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme