Trajtimi i ri rrit shpresat për të sëmurët me kancer

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 21:04 | Nga

Ilaçi i ri mund të zhdukë tumoret tek pacientët që janë në fazat e fundit të sëmundjes. Shkencëtarët shpresojnë që trajtimi i ri, një alternativë e kimioterapisë rraskapitëse, mund t’u shtojë jetën qindra njerëzve dhe të kurojë raste që më parë mendoheshin si të pashpresë.paciente

Trajtimi kombinon ilaçet aktuale për kancerin, “Ipilimumab” dhe “Nivolumab”, që kanë formuar kategorinë e re të medikamenteve, e quajtur imunoterapia.

Të dy këto medikamente stimulojnë sistemin imunitar të sulmojë qelizat kancerogjene. Në testet e para, tumori filloi t tkurrej tek 4 në 10 pacientë me kancer të pashërueshëm në veshka.

Rreth 85% e tyre mbijetuan një vit, krahasuar me 37% të atyre që ndoqën trajtimet standarde.

“Mund të flasim për raste shërimi që pak vite më parë nuk kishin asnjë shpresë. Kjo kategori e re e ilaçeve është me të vërtetë një “ndryshues loje”.

“Ata do të zëvendësojnë kimioterapitë për shumë lloje kanceri”, thonë autorët e këtij studimi.

Studimi më i plotë do të prezantohet sot tek Kongresi i Onkologjisë Mjekësore të Shoqërisë Evropiane, në Danimarkë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme