Tramezzani afër klubit italian, do t’i marrë me vete edhe dy lojtarët e Kombëtares

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Paolo Tramezzani mund të rikthehet për të punuar në futbollin italian.

Ish-ndihmës trajneri i Kombëtares së Shqipërisë është kontaktuar nga skuadra e njohur italiane Livorno.

Pas 13 javëve në Serie B, Livorno ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe pritet të bëjë ndryshime në bankën rezervë.

Drejtuesit e klubit kanë telefonuar Tramezzanin dhe pritet t’ia besojnë stolin.

E ish-trajneri i Luganos, Sionit dhe Apoelit pritet që me vete t’i marrë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Fjala është për sulmuesin Shkëlzen Gashi si dhe qendërmbrojtësin Arlind Ajeti.

Që të dy anëtarët e Kombëtares së Shqipërisë janë të lirë e pa klube dhe pritet t’i bashkohen Tramezzanit te Livorno. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme