Kompania Transcend e ka prezantuar serinë e re të SSD-ve USB Type-C, e cila i përfshinë modelet ESD230C, ESD240C dhe ESD250C. Disqet mund të përdoren me pajisje me interfejse USB Type-C ose USB Type-A, janë të shpejta, të lehta dhe portative.
Ato karakterizohen me një kapacitet mbresëlënës ruajtës, dhe secili model e ka elegancën e vet, njofton Transcend.
SSD-të e reja ESD230C, ESD240C dhe ESD250C e kanë një interfejs USB 3.1 Gen 2 me UASP (USB Attached SCSI Protocol), i cili siguron shpejtësi të transferimit të të dhënave deri në 520MB/s. Kjo do të thotë se edhe transmetimi i videove 4K mund të bëhet jashtëzakonisht i shpejtë. SSD-të janë kompatibile me pajisjet desktop, laptop dhe ato mobile on-the-go, si dhe konzolat për gaming. Modeli Transcend ESD230C SSD ofron mbrojtje superiore të të dhënave, me mbështetje për enkriptim AES-256 të bazuar harduerikisht. ESD240C është rezistente ndaj ujit.
SSD-të portative Transcend ESD230C dhe ESD250C vijnë në kapacitete prej 240GB, 480GB dhe 960GB; ESD240C arrin me kapacitetet 240GB dhe 480GB. Të gjitha modelet mbulohen me garancion të kufizuar trevjeçar të Transcend, ndërsa në pako vijnë edhe me kabllo USB Type-C, si dhe kabllo USB Type-C to Type-A.