Transferimi i madh sot pritet të prezantohet tek Barcelona

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke e kërkuar një sulmues në këtë afat kalimtar.

Barcelona e lejoi largimin e Munir El Haddadit në drejtim të Sevillës, mirëpo pa gjetur zëvendësues për të.

Sipas Mundo Depirtivos, sot mund të ndodhë transferimi i një sulmuesi në Camp Nou, përcjell lajmi.net.

Barcelona është duke e kërkuar një sulmues si partner të Luis Suarezit, andaj ka disa shënjestra.

Skuadra katalonase është duke tentuar transferimin e Fernando Llorente, Klaas-Jan Huntelaar apo Olivier Giroud, ndërsa dy të parët shihen si opsione më të mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme