Transmetohet filmi “Romni” – Toska: Synojmë të ngritet vetëdija në lidhje me martesat e hershme

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 15:49 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Zëri i Romëve Ashkalinj dhe Egjiptian”, në kuadër të kampanjës për “Parandalimin e Martesave të Hershme”, ka transmetuar filmin “Romni”, i cili ka synim që ta ngrisë vetëdijen e qytetarëve në lidhje me martesat e hershme, raporton Ekonomia Online.

Filmi rrëfen historinë e Shpresës, një vajzë nga komuniteti rom. Amanda Toska, nga kjo organizatë, tha se qëllim kanë që të vihen në pah vështirosët dhe dëmet që shkaktohen nga martesat e hershme.

Për këtë ajo tha se kane bërë bashkë të gjithë krerët e institucioneve e ekspertët e kësaj çështje.

“Organizata ‘Zëri i Romëve Ashkalinj dhe Egjiptian’, për herë të dytë organizon një event për parandalimin e martesave të hershme, ky event ka për qëllim transmetimin e një filmi i realizuar nga UNMIK, i cili quhet ‘Romni’ do të ketë edhe një dokumentare përcjellës, i cili quhet si një grua e vërtetë, ku do të diskutohet për rendësin e parandalimit të martesave të hershme”.

“Kemi të ftuar edhe penalistë ku do të diskutohet pasi të transmetohet filmi, të pranishmit kanë mundësi që ta kenë një diskutim të hapur, penalistët do të jenë nga Policia e Kosovës, ku do të flasim për vetëdijesimi e martesave të hershme, kemi edhe nga qendra kosovare për studime gjinore, gjithashtu kemi edhe asamblistën e kuvendit të fushë Kosovës, edhe një psikologe”.

Toska thotë se përmes këtij aktiviteti kanë dashur të tregojnë edhe masat ndëshkuese të cilat munden me i hasë. Ndër të tjera ajo tha së do të këtë edhe sesione të tjera informuese me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, raporton EO.

“Agjenda përbehet prej këtyre aktivitete, krejt çka na si organizate kemi dashtë me arrite është që përmes mesazheve të ndryshme, përmes filmave, diskutimet rreth temës, cilat janë shkaqet pasojat që sjellin deri të një i rijnë të martesa e hershme, me i diskutua bashke që të ardhmen këto mesazhe me u pasua tek të tjerët, që kjo pason një vepër penale, cilat janë masat ndëshkuese të cilat mundet me i hasë”.

“Pjesëmarrja është e kënaqshme, duke parë interesimin qe është kaq i lartë ne gjithashtu kemi mëndu me e realizua edhe ne Prishtinë, ne prape kemi me vazhdua me aktivitete nuk do te ndalim me kaq, do të kemi aktivitete të tjera sesioni informues edhe me ministrinë e arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, do të kemi edhe sesionin me Ministrinë e Shëndetësisë  për ti informuar me afër të rinjtë  e komuniteteve. Organizata ka lansuar kampanjën në mars të këtij viti ku fillimisht është lansuar më një heshtag si fushatë përmes rrjeteve sociale”.

Të ngjashme