Transparenca në qeverisjen lokale garanci për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 10:48 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

INDEP ka mbajtur tryezën me temë “Transparenca në qeverisjen lokale në Kosovë: sfidat dhe sukseset”.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Beqir Fejzullahu ka thënë se transparenca është garanci për suksese dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë për qeverisjen lokale dhe ne jemi duke u kujdesur për këtë strategji. Transparenca është mjet për zhvillimin e sfidave dhe të demokracisë Hapja e komunës për qytetarët e lehtëson vendimmarrjen ne e quajmë transparencën element jetik në vendimmarrje. Ne duhet të bëjmë përpjeke për të arritur efikasitetin në mënyrë që qytetarët të rrisin besimin në komuna”, ka thënë Fejzullahu.

MAPL sipas Fejzullahut ka bashkëpunim me të gjitha komunat në mënyrë që të përmirësoj të gjitha të metat e qeverisjes lokale.

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës se Drenasit tha se qytetarët i dhanë besimin për arsye te transparencës që kishte.

Ai pwrmendi edhe projekte e realizuar në komunë gjatë mandatit të tij. Lladrovci shtoi se në ueb faqe janë të publikuara të gjitha vendimet dhe të gjitha dokumentet e tjera relevante.

“Komuna e Drenasit e ka rregulluar me aspekt ligjor për transparencë. Jemi në proces të miratimin për planin për transparencë për vitin 2020-21. Këtë vit për t’ia lehtësuar qytetarëve marrjen e dokumenteve personale këtë vit kemi bërë e-kioskun. Qytetari tashmë nuk pret më shumë se 2 minuta është krijuar disiplinë, dhe që nuk e ka respektuar këtë kanë rënë ndesh me ligjin. Gjatë hartimit të buxhetit kemi takuar me të gjithë banorët dhe kemi marrë këshilla na ata”.

“Para kësaj procedure kam bërë njoftime e kam ftuar të gjithë OJQ dhe profesionistët për të na ndihmuar në krijimin e buxhetit. Këto ditë do të thërras për takim publik për punës e kryera të 6 mujorit. Në ueb faqe janë të publikuara të gjitha vendimet dhe të gjitha dokumentet e tjera relevante”, ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme