Transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Sarandë

Sarandë | 16 Sht 2018 | 16:48 | Nga

Policia e Sarandës, sektorët Kundër Krimit të Organizuar  dhe Krimet e Rënda Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e një operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë dy shtetas.

Nga operacion i realizuar më 15.09.2018, u kapën  në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva, shkruan abcnews.al, përcjellë KlanKosova

Të arrestuarit  po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 të Kodit Penal.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme