Pas shtatë ditësh grevë, transportuesit nga Podujeva kanë vendosur të përfundojnë protestën e tyre, pasi kanë arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online zëdhënësi i komunës, Donat Lushaku, duke shtuar se pas disa takimeve të njëpasnjëshme, u vendos që transportuesit ndërurbanë të kalojnë nga rruga e Zagrepit dhe të përdorin stacionin e Autobusëve, ndërsa stacioni i Xhamisë së Llapit do të lirohet për transportin urban.
Ai theksoi se, për të shmangur ngërçet, transportuesit ndërurbanë nuk do të kenë mundësi ta përdorin këtë stacion për ndalje.
“Ka pasur takime të një pas njëshme edhe pas takimit final që ka pasur akterët e komunës bashkë me transportuesit ndërurban të linjës Podujevë – Prishtinë është arritur një marrëveshje. Ku te njëjtit mund të kaloj ë nga rruga e Zagrepit e pastaj në stacionin e Autobusëve, kërkesë e tyre ka qenë që ti dy stacione por do ta kenë vetëm një të tillë dhe stacioni të Xhamia e Llapit do të lirohet vetëm për transportin urban dhe nuk do të lejohet ne as një rrethanë që të përdoret që të përdoret nga transportuesit ndërurban”, ka thënë ai në një përgjigje për EO.
Greva e transportuesve kishte filluar si reagim ndaj një vendimi të Komunës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit të Prishtinës.