Gjykata e Catanzaros në Itali ka dhënë 150 vjet burgim për rrjetin italo-shqiptar të goditur një vit më parë, i cili trafikonte drogë nga Shqipëria, duke dërguar përgjatë 3 muajve në vendin fqinj plot 5 tonë hashash.
25 të pandehurit përfituan gjykim të shkurtuar dhe trupa gjykuese dënoi me burg 19 nga 25 të arrestuarit në kuadër “Stammer 2-Melina” të finalizuar në mars të 2018, ndërsa 6 të tjerë fituan lirinë.
Dënimet më të larta janë dhënë për ata që cilësohen “koka të grupeve kriminale” Gianfranco Contestabile dhe shqiptarin Shefik Muho, 34 vjeç.
Dënimet janë si vijon:
Fortunato Baldo , 4 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë
Indrit Buja, 18 vjet burg
Cristian Burzì, 3 vjet e 4 muaj burg dhe 12 mijë euro gjobë
Francesco Colangelo , 4 vjet burg dhe 18,000 euro gjobë
Gianfranco Contestabile, 20 vjet burg
Dentisti i San Gregorio d’ Ippona , Francesco Fiarè, 3 vjet e 4 muaj burg
Andrea Fortuna Ippolito, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë
Elvis Hajdini , 11 vjet burg
Domenico Mancuso, 3 vjet e 4 muaj burg dhe 12 mijë euro gjobë
Shefik Muho, 20 vjet burg
Gregorio Niglia, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë
Massimo Pannaci , 10 vjet burg dhe 40 mijë euro gjobë
Giovanni Pastorello, 11 vjet burg
Giuseppe Vittorio Petullà, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë
Gianluca Pititto, 4 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë
Rosario Riccioli, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë
Giuseppe Pititto, 4 vjet burg
Salvatore Pititto, 12 vjet burg dhe 44 mijë euro gjobë
Antonio Massimiliano Varone , 4 vjet e 4 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë
Përfituan lirinë
Melina Cannata, (prokurori kishte kërkuar 6 vjet e 6 muaj burg dhe 650 euro gjobë
Gerardo Filippo Gentile (prokurori kishte kërkuar 8 vjet burg)
Rocco Anello (prokurori kishte kërkuar 10 vjet burg)
Claudio Tortora (prokurori kishte kërkuar 3 vjet burg dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh
Oksana Verman, bashkëpunëtore e drejtësisë (e liruar sipas kërkesës së prokurorit publik)
Hetimet dhe operacioni- Operacioni i koduar “Stammer 2 – Melina” u krye në mars të 2018 nga “Guardia di Finanza”s e Catanzaros, me mbështetjen e shërbimit qendror për hetimin e krimit të organizuar, me seli në Romë, e të koordinuar nga Prokurori i Përgjithshëm.
Ai ishte vazhdim i operacionit “Stammer”, të nisur janarin e 2017 i fokusuar kryesisht në tregtinë e kokainës. Trafikantët kalabreanë, duke ndjerë mundësinë e fitimeve të lehta, investuan sasi të mëdha të kapitalit në një tregti të madhe të marijuanës.
Anëtarë vibonezë (nga Vibo Valentia) të Ndranghetës kishin krijuar lidhje me narkotrafikantët shqiptarë, të cilët e kishin dëshmuar veten si partnerë efiçentë, e që sot mund të konsiderohen si prodhuesit më të rëndësishëm të marijuanës në kontinent, me baza logjistike të shpërndara praktikisht në të gjithë Europën.
I gjithë operacioni bëri që organizata të pësonte humbje të ndjeshme ekonomike, sepse droga e sekuestruar, kur të përpunohej e të hidhej në treg, llogaritej t’u sillte trafikantëve fitime prej 10 milionë eurosh.