Trashëgimia kulturore e Kosovës me asete për mbrojtje të përhershme

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 11:03 | Nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, me ç’rast është nënshkruar vendimi për përfshirjen në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme të njëzet e tre (23) objekteve, sipas propozimeve të shqyrtuara nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e objekteve me status të mbrojtjes së përhershme.

Ministri Kujtim Shala me këtë rast e përgëzoi Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën e bërë, dhe u shpreh se ky akt është tejet e rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës; në funksion të ruajtës së kësaj trashëgimi të pasur dhe afirmimit të saj.

Shala po ashtu u shpreh se kjo Listë përbën një bazë të mirë që kjo trashëgimi tani e tutje të ketë një status të veçantë dhe si e tillë të ketë kujdesin më të theksuar.

Ai më tej u shpreh se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i vendit, prandaj edhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, në mënyrë që ajo atë ta ruhet, të kultivohet dhe të promovohet si vlerë e Kosovës.

Kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi, u shpreh se kjo është Lista e parë në mbrojtje të përhershme, për të cilën është punuar shumë, dhe shtoi se për secilin aset të përfshirë në këtë Listë janë bërë vlerësime të veçanta.

Kryetari Gashi po ashtu e vlerësoi këtë akt tejet të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

 

trashegimi-1

 

Të ngjashme