Trashëgimia kulturore – gjendje e monumenteve jo e mirë, kërkohet bashkëpunim ndërinstitucional

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 10:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) ka mbajtur tryezën me temën “Bashkëpunimi ndër-institucional në fushën e trashëgimisë kulturore”​, raporton Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se synim kanë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke shtuar se në këtë drejtim bashkëpunimi është thelbësor.

“Si institucione mëtojmë të ruajmë dhe mbrojmë vlerën e trashëgimisë kulturore. Bashkëpunimi është thelbësor. Kemi nisur programin e trashëgimisë kulturore nga momenti i dokumentimit në teren”.

“Në bashkëpunim me Këshillin kemi filluar me plotësimin e legjislacionit përkatës. Pas një angazhimi gjatë kësaj javë do të dërgojmë grupin e parë për mbrojtjen e trashëgimisë”.

Kreshnik Bajraktari, udhëheqës i divizionit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha se gjendja e monumenteve nuk është e mirë, prandaj edhe duhet angazhim shtesë.

“Përkundër faktit që trashëgimia është e begatë sot kemi çfarë t’i tregojmë botës. Por gjendja sa i përket mbrojtjes nuk është e mirë. Si institucion presim t’i adresojmë sfidat dhe për të bërë së bashku akterët institucion”.

Zana Halimi, kryetare e Bordit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore, tha se trashëgimia është vlerë e çmuar dhe duhet ruajtur.

“Zhvillimet e shpejta ndodhin sot në të gjitha fushat. Përgjigja ndaj këtij zhvillimi është kërkim i brendshëm dhe i thellë. Trashëgimia është vlerë e çmuar dhe nuk mund ta lëmë të shkojë. Trashëgimia na mundëson të kuptojmë dialogun mes natyrës dhe njeriut mes trupit dhe shpirtit”.

“Trashëgimia është e rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe ne duhet ta ruajmë atë. Për të ruajtur trashëgiminë duhet të qëndrojmë së bashku”.

Ardian Gola, kryetar i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport theksoi se trashëgimia kulturore është vlera më e fuqishme e identitetit të një vendi, raporton EO.

“Trashëgimia mbetet ndër pasuritë më të çmueshme të Kosovës që fillon me mbrojtje ligjore. Pasi që kjo trashëgimi është me interes kërkohet bashkëpunimi ndërinstitucional”.

“Na presin sfida të mëdha në emër të Komisionit jep mbështetje për të ruajtur identitetin dhe historinë e Kosovës”.

Të ngjashme