Trauma e koalicionit

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Asnjë qeveri nuk ka arritur ta përfundojë mandatin kushtetues katërvjeçar, që prej shpalljes së Pavarësisë. Fati i njëjtë mund ta presë edhe Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Taksa prej 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina, si dhe modalitetet e një marrëveshjeje finale të mundshme me Serbinë, kanë vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e koalicionit. Taksa e ka futur Kosovën në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Sinjale se mund të ketë zgjedhje të parakohshme ka dhënë kryetari i partisë kryesore në koalicion, Kadri Veseli. Ndërkaq burime të gazetës kanë folur për tentativën e PDK-së që Qeverisë aktuale t’ia zgjasë jetën, por pa Haradinajn kryeministër, i cili po refuzon ta pezullojë taksën.

Kryeministri nuk ka komentuar nëse partneri i koalicionit po punon pas shpine për ta rrëzuar atë. Ka thënë se zyrtarisht nuk i është kërkuar ta rrëzojë Qeverinë, por ka shtuar se nëse dikush ka një plan të caktuar, për pesë minuta mund të merren vesh.

PDK-ja negociata me LDK-në

Burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se Partia Demokratike ka disa javë që po tenton ta bindë Lidhjen Demokratike për të hyrë në Qeveri. Kjo do të bëhej pa shkuar në zgjedhje të reja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme