Trazira në Francë pas kualifikimit të Algjerisë në finale

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Policia franceze ka arrestuar mbi 200 persona të dielën, pas kualifikimit të Algjerisë në finale të Kupës së Shteteve të Afrikës, që nxiti festë në disa qytete të mëdha franceze dhe po ashtu përleshje me policinë.

Festa të tërbuara kanë shpërthyer nëpër Francë, që është shtëpi e një komuniteti të madh me origjinë algjeriane, pasi përfaqësuesja e Algjerisë në futboll triumfoi 2:1 ndaj Nigerisë.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se 282 persona janë arrestuar të dielën, gati të gjithë të lidhur me ndeshjen e futbollit, ndërsa disa janë arrestuar edhe pas festimit të Ditës Nacionale të Francës, shkruan sot Koha Ditore.

Pesëdhjetë e pesë persona janë arrestuar në Paris pasi tifozët janë përleshur me policinë në bulevardin Champs-Elysees, që ishte plot me biçikleta të prishura dhe skuterë të hënën në mëngjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme