Ambasada e Kosovës në Berlin të Gjermanisë kishte mysafirë ambasadorin e Shqipërisë, Artur Kuko, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Ramadan Nazifi.
Këtë e bënë të ditur nga ambasada me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ambasada e Republikës së Kosovës kishte mysafirë të veçantë në hapësirat e reja në Berlin. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Artur Kuko bashkë me stafin dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ramadan Nazifi me një pjesë të stafit dhe bashkëshorten e tij vizituan koleget dhe kolegët e tyre nga Kosova për t’i uruar për vendqëndrimin e tyre në Berlin- Grunewald”.
“Në emër të Misionit të Republikës së Kosovës, Ambasadori Beqë Cufaj falenderoi motrat e vëllezërit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, shkruhet në këtë postim.