Tre anëtarët e Bordit të “Trepçës”, të dënuar me nga 6 mijë euro gjobë

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Albin Kurtit ka emëruar sot Bordin Mbikëqyrës të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Trepça”. Bahri Hyseni do të jetë kryesues i kësaj ndërmarrje, ndërsa në rolin e anëtarëve do të jenë Hekuran Nikçi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku dhe Shyqri Kelmendi.

Hyseni,  Sadiku dhe Kelmendi kishin qenë anëtarë të Bordit të Trepçës edhe më herët.

Sic lajmëronte portali Kallxo.com, ata kishin marrë edhe një gjobë të majme nga Inspektorati i Punës në Mitrovicë.

Kjo kishte ndodhur më datë 17 gusht 2020 dhe kishte të bënte me një vendim për shkarkimin e Basri Ibrahimit nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës.

Ibrahimi kishte bërë ankesë në Inspektoratin e Punës dhe e cila ishte vlerësuar me bazë nga ky institucion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme