UEFA ka nominuar tre trajnerë gjermanë për çmimin e “Trajnerit të Vitit”.
Hansi Flick i Bayernit, Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Julian Nagelsmann i Leipzigut janë të nominuarit për këtë çmim, transmeton KOHA.
Klopp, Flick dhe Nagelsmann janë përzgjedhur nga një panel i 80 trajnerëve që kanë participuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe atë të Evropës në sezonin 2019/20, së bashku me nga një gazetar nga secili anëtar i UEFA-s.
Fituesi i këtij çmimi do të shpallet gjatë ceremonisë së shortit për Ligën e Kampionëve 2020/21 që mbahet në Nyon më 1 tetor.