Tre gjigantët evropianë në ndjekje të Kingsley Comanit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Muncih qysh në afatin kalimtar të kësaj vere.

Anësori francez ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, derisa tri janë në garë serioze për të transferuar atë.

Sipas asaj që raporton Sky Germany, Manchester City, Real Madrid dhe Bracelona duan të transferojnë Comanin me të përfunduar ky edicion nga Bavarezët.

Kampioni i Bundesligës ndoshta është i gatshëm të shesë 23-vjeçarin, derisa duan të transferojnë Leroy Sanen nga Citizens.

Coman ka hasur në vështirësi me disa lëndime në këtë edicion, por që ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin.

Skuadra gjermane mund të jetë e interesuar që të shkëmbejë francezin me Sanen, duke shpëtuar kështu një shumë të majme milionësh.

Të ngjashme