Tre iranianëve u priten gishtat për vjedhje

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Disa javë pasi autoritetet gjyqësore në Iran vendosën për prerjen e gishtave të katër personave pasi u dënuan për vjedhje, raporte të reja thonë se dy të tjerë kanë marrë të njëjtin dënim.

Sipas Rrjetit për të Drejtat të Njeriut, gjykatat iraniane këtë javë ka hedhur poshtë ankesat lidhur me dy vëllezërit në burgun qendror të Orumiyeh, duke dhënë vendimin që burrave të akuzuar për vjedhje t’i priten katër gishta nga dora e djathtë, sipas Kodit Penal Islamik për vjedhjen.

Të burgosurit, Mehrdad Teymouri dhe vëllai i ij Shahab Teymouri janë arrestuar në prill të vitit 2019 dhe janë cilësuar fajtorë për dia vjedhje në rajonin e Karajit, raporton Foxneës, ashtu si edhe një tjetër, Arash Ali Akbari.

Lajmi vjen pas më pak se një muaji pasi për katër burra të cilët u ankuan se u detyruan të rrëfeheshin përmes torturave, u dha dënimi me prerje të katër gishtave nga dora e djathtë.

Pavarësisht ekzekutimit të dënimit ndaj tyre, ata janë ende në burg. Nuk është e qartë se kur do të jepen masa gjyqësore teksa autoritetet nuk japin detaje të tjera. Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë rreth botës kanë thirrur Tehranin që të ndalojë këtë praktikë të dënimit, por kanë hasur në vesh të shurdhër.

Nuk dihet saktësisht se sa iranianë dënohen me gjymtim të gishtave, pasi rastet mbetet të fshehura për t’i ikur trazirave nga grupet për të drejtat e njeriut dhe ndërkombëtar.

Autoritetet iraniane vazhdimisht kanë mbrojtur përdorimin e këtij dënimi si masë më efektive për të parandaluar vjedhjen.

Të ngjashme