Janë tre kandidatë për të zëvendësuar trajnerin e dorëhequr të përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg. Greenberg ka dhënë dorëheqjen nga posti i seleksionuesit të Kosovës.
Zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë thënë të dielën për gazetën se brenda tre-katër ditësh do të emërohet përzgjedhësi i ri. Por nuk kanë zbuluar emrat e kandidatëve. Greenberg udhëhoqi Kosovën në kualifikimet e kampionatit botëror “Kina 2019”.
Greenberg sa ka qenë pjesë e Kosovës ka udhëhequr edhe skuadrën izraelite Maccabi Ashdod. Kosova në parakualifikimet për “Euro 2021” do të jetë me trajner të ri.
Në Grupin B do të luajë me Maqedoninë dhe Rumaninë. Ndeshjen e parë do ta luajë më 13 shtator në Prishtinë kundër Maqedonisë.