Tre lojtarë të Fiorentinës shërohen nga Coronavirusi

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Para disa ditësh tre futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vllahoviq, Patrick Cutrone dhe German Pecela, pas testeve të kryera kishin rezultuar pozitivë me Coronavirus.

Pas kësaj ata u futën në karantinë, për tu shëruar dhe për të mos rrezikuar edhe njerëzit e tjerë përreth.

Sot klubi “Viola” ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi shkruan se lojtarët pas testeve të kryera së fundmi kanë rezultuar negativë me Covid-19 dhe tashmë janë shumë mirë si në fillim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme