Tre lojtarë të St Etienne me Coronavirus

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez i Ligue 1, St Etienne ka thënë të enjten se pesë anëtarë të këtij klubi, duke përfshirë tre lojtarë, janë testuar pozitivë për COVID-19.

Klubi ka thënë në një komunikatë se pesë personat janë infektuar gjatë bllokimit të Francës, nga 17 marsi deri më 11 maj. Sipas klubit, ata tashmë janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

St Etienne, një prej klubeve më të suksesshme në Francë, ka thënë se stërvitja e planifikuar për të premten, do të zhvillohet.

Ligue 1 e Francës është i vetmja prej ligave të mëdha evropiane të futbollit që është ndërprerë për shkak të koronavirusit. PSG-ja ka fituar titullin e kampionit.

Të ngjashme