Tre lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në Kupën e Botës, Ronaldo “me krahë”

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 17:02 | Nga

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror ka filluar javën e kaluar, por dita ditës po arrin të marr nxehtësinë e ndeshjeve të forta dhe veprimeve individuale që po pëlqehen nga tifozët.

Njëra nga gjërat që ka rënë në sy të tifozëve dhe ithtarët e statistikave është shpejtësia që futbollistët kanë shfaqur gjatë ndeshjeve të para të grupeve.

Është kapiteni i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo që përveç golave të shënuara ka arritur edhe shpejtësinë më të madhe deri më tani.

Ronaldo kryeson listën, duke lënë mbrapa vete futbollistin e Perusë, Luis Advincula dhe sulmuesin anësor kroat, Ante Rebic.

Ylli portugez në ndeshjen ndaj kombëtares së Spanjës ka arritur shpejtësi prej ‘leopardi’ duke vrapuar me 33.95 kilometra në orë (k/h).

Në vendin e dytë gjendet Advincula, i cili gjithashtu ka befasuar me shpejtësinë e tij prej 33.77 k/h në ndeshjen ndaj Danimarkës.

Futbollisti që zë vendin e tretë në listën e më të shpejtëve është ylli kroat Rebic, i cili ndaj Nigerisë vrapoi me 33.30 k/h.

https://twitter.com/brfootball/status/1009805212410933248/photo/1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme