Sipas Sport, skuadra e Barcelonës është e interesuar që t’i përvetësojë tre mbrojtës të rinj gjatë verës.
I pari në listën e skuadrës katalunase është mbrojtësi spanjoll, Nacho Monreal , i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
I dyti në këtë listë është mbrojtësi tjetër spanjoll, Alberto Moreno , i cili është pjesë e skuadrës Liverpool.
Ndërsa mbrojtësi i tretë është braziliani Filipe Luis, i cili është pjesë e skuadrës Atletico Madrid.