U përfol shumë para publikimit të bashkëpunimit të tyre.
Tayna dhe Ledri vendosën që të bartin miqësinë e tyre në studio për të realizuar një prej këngëve të pëlqyera të momentit.
Ishte ky bashkëpunimi i parë për Taynan që prej publikimit të thitit të madh “Columbiana” me Don Phenom.
Dhe, suksesi i reperes më ‘in’ të momentit ishte i pritur edhe për duetin me Ledrin.
“Aje” për vetëm pesë ditë arriti tre milionë klikime.
Kënga u punua në muzikë nga Cricket në studion e Friends Entertainment.
Ndërkaq, projekti u punua në videoklip nga Imagine Films.