Tre muaj ditë hetime për Ilir Metën

| 08 Kor 2019 | 19:29 | Nga

Në një afat prej 3 muajsh do të hetohet presidenti i vendit, Ilir Meta, nga komisioni hetimor, përmes së cilit pritet edhe të shkarkohet.


Top Channel ka siguruar projekt-vendimin për ngritjen e komisionit hetimor mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Projekt vendimi përcakton afatin kohor prej 3 muajsh hetime si dhe anëtarët, të cilët akoma nuk janë caktuar zyrtarisht.

Siç bëhet e ditur ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.

Të ngjashme