Tre operatorë të huaj në garë për qendrën turistike “Borea”

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 09:01 | Nga

Projekti për ndërtimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, ka hyrë në fazën tjetër të realizimit.

Pas shpalljes publike të procedurave për shprehje të interesit, për operatorët e interesuar për të ndërtuar këtë qendër, në adresë të Komunës së Pejës kanë arritur tri oferta nga kompani të huaja.

Kompania franceze “Poma SAS”, kompania sllovene “GH Holding d.d.” dhe konsorciumi italiano – slloven “Leitner AG SPA & FILAV SA”, i kanë dorëzuar dosjet e tyre. Menaxheri i Zyrës së Prokurimit të Komunës së Pejës, Xhemë Berisha, thotë se këto procedura për projektin “Borea” janë zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin Publiko-Privat, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Të gjitha këto procedura, siç shtoi ai, janë zhvilluar me Ligjin e prokurimit, duke e respektuar Ligjin e partneritetit publiko-privat. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme