Tre kosovarë, janë ndaluar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore.
Sipas policisë, të njëjtit po udhëtonin me një veturë me targa të Serbisë dhe dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE I VIJËS KUFITARE
Fsh. Koshutica, Leposaviq 27.08.2026 – 21:10. Është ndaluar veturën me targa të Serbisë në të cilën kanë qenë tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit me veturë në mënyrë të kundërligjshme përmes rrugëve dytësore, jashtë pikës së vendkalimit kufitar, nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.