Shkoi për ta raportuar humbjen e dokumentit, gruaja kanos policin në zyrën e tij

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Gruaja dyshohet se kanosi dhe ofendoi policin në zyrën e tij në Prizren

Një grua dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar një zyrtar policor në Prizren, pasi kishte shkuar në zyrën e tij për të raportuar humbjen e një dokumenti.

Sipas raportit të Policisë, rasti është hapur më 27 tetor 2026, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 21 tetor, rreth orës 15:30.

Viktima, zyrtar policor, ka raportuar se e dyshuara kishte shkuar në zyrën e tij e shoqëruar nga një grua tjetër. Gjatë qëndrimit aty, ajo dyshohet se e ka kanosur dhe ofenduar atë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme