Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të hetimeve për persona të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Sipas raportit policor, më 27 tetor, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.

Gjatë këtij aksioni janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor.

Të ngjashme