Tre persona të armatosur ia grabisin 10 mijë euro shtetases kolumbiane në banesën e saj në Prishtinë

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një shtetases  nga Kolumbia i janë grabitur 10 mijë euro para të gatshme në banesën e saj në Prishtinë. Sipas raportit policor, tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj të armatosur mbrëmjen e së hënës.

“Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme