Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Kijevë të Malishevës

Prishtinë | 25 Shk 2025 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, për të cilin janë lënduar tre persona.

Për Ekonomia Online, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se përveç dëmeve materiale viktimat janë transportuar për trajtim mjekësor.

Tutje, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po e trajton rastin.

“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj

Të ngjashme