Tre policë vriten në protestat në Kolumbi

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Tre policë u vranë në një shpërthim bombe në një stacion policie në Kolumbi pasi mijëra persona u mblodhën për të protestuar, si dhe pati plaçkitje sporadike në kryeqytetin, Bogotá.

Një burim policie tha se 10 oficerë u plagosën gjithashtu në shpërthimin e të premtes në qytetin Santander de Quilichao, në provincën jug-perëndimore të Cauca-s, i njohur si një vend i nxehtë për trafik droge dhe dhunë.

Policia pritet të mbajë një konferencë shtypi të shtunën në mëngjes.

Shpërthimi erdhi pasi demonstratat u ndezën përsëri në disa pjesë të Bogotisë një ditë pasi marshimet masive përfunduan në tre vdekje.

Më shumë se 250,000 njerëz marshuan të enjten për të shprehur pakënaqësinë që po rritej ndaj qeverisë së presidentit Iván Duque, një turmë tjetër e madhe u mblodh të premten pasdite në Bolívar Plaza të Bogotás, shkruan The Guardian.

Turma, e cila përfshinte të moshuarit dhe familje, u shpërnda nga policia që gjuante gaz lotsjellës duke bërë që protestuesit të vrapojnë në rrugët e thepisura dhe të ngushta të rrethit historik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme