Tre raste të reja me Coronavirus në Mal të Zi

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar për tre raste të reja të të infektuarve me Coronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 319.

Rastet e reja janë konfirmuar në Gusi, tha Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, 1,974 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa gjithsej 124 janë shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë së COVID-19, Mali i Zi ka regjistruar pesë vdekje të pacientëve me koronavirus.

Të ngjashme