Tre skenarë të mundshëm për anëtarësimin e Kosovës në KE

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 19:49 | Nga Avni Arifi

Janë tri zhvillime të mundshme në raport me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

  1. Këshilli i Ministrave e pranon rekomandimin e Bakojanis dhe asociacioni apo ndonjë obligim tjetër nuk ka asnjë ndikim në votimin e Késhillit të Ministrave. Ky zhvillim do të ishte më i dëshiruari për ne dhe ky është zhvillimi që Kurti po thotë se do të ndodhë. Shpresojmë që të mos jetë mashtrim
  2. Zhvillimi i dytë i mundshëm. Këshilli i Ministrave kërkon paraprakisht nga Kosova veprime të prekshme drejt krijimit të asociacionit konkretisht dërgimin e draft statutit të Lajçakut në Kushtetuese. Kjo kërkesë flitet se i është bërë Kurtit dhe ai ka pranuar ta dërgoj por meqenëse zyrtarisht Qeveria nuk e ka pranuar po i besojmë Qeverisë. Rrjedhimisht, Kurti nuk pranon ta dërgoj draft statutin sepse zgjedhjet janë afër dhe Kosova nuk bëhet anëtare e Këshillit të Europës. Kurtit i thojnë analfabetët e VV-së patriot e Kosova edhe zyrtarisht merrë titullin bashkëfajtor i jostabilitetit në Ballkan bash si Serbia
  3. Zhvillimi i tretë i mundshëm, Këshilli i Ministrave kërkon paraprakisht nga Kosova veprime të prekshme drejt krijimit të asociacionit konkretisht dërgimin e draft statutit të Lajçakut në Kushtetuese. Albini pranon ta dërgoj statutin e Lajçakut në Gjykatë Kushtetuese dhe Kosova fiton statusin e anëtarit të KE. Analfabetët e VV e qojnë në qiell lidershipin e Kurtit e Kosova e shkretë do të vuaj kohë të gjatë se pse nuk e kishte dërguar draft statutin e draftuar nga ekspertët e vet Kosovës apo draft statutin të punuar bashkë me Amerikanët siç na ka lutur kjo superfuqi dhe aleatja më e fortë në histori të Shqiptarëve qe mẽ shumë se një vit. Po del që Kurti u përcaktua për statutin e Lajçak. Dëm shumë i madh.

Le të lutemi që raporti i Bakojanis nuk do të kushtëzohet, por mirë hiq s’po duket.

Të ngjashme