Tashmë është zbuluar edhe uniforma me të cilën do të parakalojë ekipi olimpik i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, e cila ka nis në ora 13:00 me kohën tonë lokale.
Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes faqes zyrtare, ka njoftuar se ekipi në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë.
Sipas KOK-UT, Xhudistja Distria Krasniqi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër.
Po ashtu nuk do të marrin pjesë as mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, të cilët arrijnë më vonë në Tokio, shkaku i orarit të mëvonshëm të garave.
Kosova do të parakalojë si shteti i 67-të.