Tre persona në Slloveni janë akuzuar për vrasjen e një gazetari hulumtues dhe të fejuarës së tij.
Vrasjet e tyre kishin shkaktuar protesta mbarëkombëtare që çuan në rrëzimin e qeverisë.
Gazetari 27-vjeçar, Jan Kuciak kishte hetuar lidhjet ndërmjet zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe mafies, gjë që dyshohet se ka ndikuar për vrasjen e tyre.
Të dyshuarit ishin në mesin e tetë të arrestuarve gjatë bastisjes së një shtëpie të enjten.
Pesë të tjerë të arrestuar gjatë kësaj bastisje janë liruar ndërsa autoritetet refuzuan të publikojnë emrat e të ndaluarve në mënyrë që të mos rrezikohen hetimet.