Tre të lënduar në një aksident në fshatin Bibaj të Ferizajt

| 24 Nën 2021 | 17:39 | Nga

Tre persona janë lënduar në një aksident mes tre veturave që ka ndodhur në fshatin Bibaj.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha tha se për këtë shkak janë krijuar kolona të gjata në autostradë.

Sipas tij autostrada do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e shiqimit të vendit të ngjarjes nga Njësia për Menaxhimin e Autostradave.

Të ngjashme