Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi treni goditi një veturë në fshatin Grabovc të Poshtëm në Fushë Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti.