Tre persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të bojlerit në një shtëpi në fshatin Polac të Skënderajt.
Rastin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Policia e Rajonit të Mitrovicës.
Prekazi ka bërë me dije se Policia në koordinim me prokurorin janë duke i hetuar rrethanat e shpërthimit.
“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit”, ka thënë Prekazi, raporton express.
LEXO EDHE: