Ekonomia Online
FUNDIT

Tre të lënduar rëndë në dy aksidente që ndodhën brenda qytetit në Prizren

Tre të lënduar rëndë në dy aksidente që ndodhën brenda qytetit në Prizren

Tre persona janë lënduar rëndë si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur brenda qytetit në Prizren. Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “William Walker”, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar rëndë dy persona. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi. […]

Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “William Walker”, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar rëndë dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën ‘William Walker’ ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona, pasagjeri i njërës veturë dhe shoferi i veturës tjetër. Të njëjtit kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa, siç ka bërë të ditur ai, aksidenti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën “Tirana”, ku është përfshirë një veturë dhe është lënduar rëndë një person.

“Aksidenti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën Tirana. Është përfshirë vetëm një veturë. Shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të shpejtësisë dhe ka goditur një shtyllë. Pas goditjes është rrotulluar me veturë. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Të dyja aksidentet kanë ndodhur brenda në qytet”, ka deklaruar Bytyqi.

Të ngjashme