Tre të vdekur e 74 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu kanë rezultuar pozitivë 74 persona, ndërsa janë testuar 689 mostra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 11.128 të infektuar me koronavirusin e ri, 500 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 6972 persona, ndërsa janë 3656 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme